Dinamo e Tiranës tashmë ka konfirmuar se ka nënshkruar me talentin 17-vjepar Arb Shala, transmeton Demokracia.com.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi ka zhvilluar një fazë të mirëfilltë përgatitore në Pogradec dhe nga dje ekipi ka nisur programin stërvitor për të qenë gati për fillimin e kampionatit të 83-të kombëtar të Shqipërisë.
Shala, po stërvitej prej tri javësh me blutë dhe ai nga trajneri Shkëmbi shikohet si një lojtar interesant e i perspektivës dhe ka qenë kërkesë e trajnerit që ai të vishet blu, pasi cilësitë e tij ai i njeh që kur drejtonte në Kosovë. /Demokracia.com