Sport
Kosova sot zhvillon stërvitjen e fundit në Prishtinë, nesër udhëton për Gjeorgji
Demokracia
11:04 | 31 Gusht 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot zhvillon stërvitjen e fundit në kryeqytet para se të marrë rrugë nesër në mëngjes për Gjeorgji, shkruan Demokracia.com.

Dardanët nën udhëheqjen e trajnerin Bernard Challandes do të stërviten sot nga ora 12:15 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa nesër në mëngjes udhëtojnë në Tbilisi.

Ndeshja Gjeorgji – Kosovës zhvillohet të enjten nga ora 18:00, ndërsa pas kësaj ndeshjeje Kosova ka dy takime tjera në Prishtinë, fillimisht me 5 shtator me Greqinë e pastaj me 8 shtator me Spanjën. /Demokracia.com

Të ngjashme