Ipswich Town ka konfirmuar se ka transferuar futbollistin e Kosovës, Bersant Celinën në formë huazimi nga Dijoni.
Mesfushori kosovar do të qëndrojë me skuadrën ku ishte edhe në të kaluarën për një sezon. Celina bëhet transferimi i 18-të i tyre në këtë verë, e që ata duan të ndërtojnë një skuadër të fuqishme.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ipswich bëri të ditur se 24-vjeçari kishte paraqitje të mira edhe herën e kaluar kur ishte në huazim nga Manchester City, andaj vendosën që edhe tani ta kenë në huazim. /Demokracia.com
✍️#itfc
— Ipswich Town FC (@IpswichTown) August 31, 2021