Lajme
Policia në Prizren shqipton 204 gjoba për mos respektim të masave antiCOVID
Demokracia
09:37 | 31 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës është duke zbatuar masat për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë zbatimit të këtyre masave, njësitë policore janë angazhuar në orar shtesë në punë, duke monitoruar zbatimin e masave nga qytetarët, sidomos në respektimin e orarit të kufizimit të qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00-05:00, përcjell Demokracia.com.

“Në  aktivitetin e punës, zyrtarët policor gjatë 24-orëvë kanë gjetur parregullsi dhe për këtë janë shqiptuar gjithsej 204 fletëparaqitje për mos respektim të masave për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar kërkesat nga vendimi i Qeverisë. Ndërsa në dy raste janë asistuar Inspektorët”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Policia ne zbatim te masave, në parandalim dhe luftimin e pandemisë COVID19

Prizren, 31 gusht 2021

Në realizim të vendimit të Qeverise për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia rajonale në Prizren, ka ndërmarrë masa për kontroll duke zbatuar vendimin e Qeverisë te datës 28.08.2021 .

Gjatë zbatimit të këtyre masave, njësitë policore janë angazhuar në orar shtesë në punë, duke monitoruar zbatimin e masave nga qytetarët, sidomos në respektimin e orarit të kufizimit të qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00-05:00. Veprimtaria e policisë ishte në të gjitha fushat duke kontrolluar respektimin e orarit së bashku më Inspektor sanitar dhe ata Komunal, kontrollimin për posedimin e maskave dhe distancës sociale.

Në  aktivitetin e punës, zyrtarët policor gjatë 24-orëvë kanë gjetur parregullsi dhe për këtë janë shqiptuar gjithsej 204 fletëparaqitje për mos respektim të masave për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar kërkesat nga vendimi i Qeverisë. Ndërsa në dy raste janë asistuar Inspektorët.

Andaj, në zbatim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia në Prizren do të vazhdojë duke vepruar gjatë gjithë kohës së bashku me Inspektorët dhe mekanizmat tjerë shtetëror në bazë të vendimit të Qeverisë  dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme