Lajme
Pas 6 shtatorit, tri kushte për qytetarët që duan të hynë në Shqipëri
Demokracia
20:19 | 30 Gusht 2021
Ilustrim

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qytetarët të cilët hyjnë në Shqipëri nga 6 shtatori duhet të plotësojnë njërën nga tri kushtet.

Rama përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për masat e reja kundër pandemisë, që janë vendosur nga Shqipëria për të gjithë qytetarët që hynë në ketë shtet.

“Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë, të kenë testin PCR negative brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigjenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-COV2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit”, thuhet në foton e postuar të Ramës.

Kryeministri shqiptar ka njoftuar se fëmijet deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Të ngjashme