Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e shtatorit ku ndeshet fillimisht me Gjeorgjinë në Tbilisi e pastaj me Greqinë dhe Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Stërvitja është mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nën udhëheqjen e Bernard Challandes.
Ndërkohë, për këto ndeshjes, Kosova do këtë mungesa siç janë: Arbër Zeneli, Blendi Idrizi dhe Edon Zhegrova për shkak të lëndimeve. /Demokracia.com