Sport
Dallku pas humbjes: Ia falëm dy gola mysafirëve
Demokracia
19:30 | 30 Gusht 2021

Share:

Dukagjini pas pikës së madhe që mori në javën e parë ndaj Ballkanit sy mysafirë, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës ka dëshpëruar duke u mposhtur në fushën e vetë nga Drenica me rezultat1 :1.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, pwr Artsport i cili nuk ishte i kënaqur me futbollistët e tij të cilet sipas tij ia falën dy gola mysafirëve.

“Nëse e shohim gjithë ndeshjen një gol i tillë vendosi ndeshjen nga një ndërprerje dhe kjo është e pafalshme dhe gjithçka vështirësohet. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë pasi i kemi falur të dy golat. Kjo ndeshje do të jetë mësim për ne pasi nuk ka përfunduar asgjë dhe do të kemi kohë t’i rregullojmë gabimet të cilat i kemi bërë”, deklaroi Dallku. /Demokracia.com

Të ngjashme