Drenica ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim kundër Dukagjinit të Klinës me rezultat 1:2, por trajneri kuqezi, Tahir Lushtaku ka pasur akuza të mëdha në drejtim të gjyqtarëve.
“Kemi ardhur për tri pikë në Klinë. E kemi ditur që do të jetë shumë e vështirë, por besoj që djemtë i kanë kryer të gjitha detyrat ashtu siç jemi marrë vesh. Pas rezultatit 0-1, referit i ka dal loja nga dora, u pa edhe tek goli i shënuar nga Dukagjini sepse nuk ishte korner. Mendoj që një refer i tillë në ndeshje të vështira siç janë të rëndësishme për pikë nuk din të menaxhoj, u pa edhe sot kjo. Pavarësisht se fituam ndeshjen, referi nuk guxon të jetë akteri kryesor, por duhet ta kryej punën ashtu siç duhet”, ka thënë Lushtaku për Arstsport.
“Ne do t’i marrim ndeshjet një nga një, nuk kemi asnjë objektiv. Objektivi do të vjen ndeshje pas ndeshje”, përfundoi Lushtaku. /Demokracia.com