Drenica ka arritur të marrë pikë të plotë përballë Dukagjinit, në sfidën e fundit të javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.
Dukagjini e Drenica janë ndeshur sot ndërmjet vete në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku kanë sjellë një ndeshje joshëse, derisa në fund ka festuar skuadra e Drenicës (1:2), e cila me këtë fitore shkon në kuotën e katër pikëve derisa Dukagjini mbetet me vetëm një pikë.
Të kujtojmë se dje janë zhvilluar edhe dy ndeshje Prishtina – Ballkani 0:1. Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe sfida Feronikeli – Gjilani ndërsa një ditë më herë Drita e Llapi luajtën baras 0:0, derisa Malisheva e mposhti Ulpianën me rezultat 3:1. /Demokracia.com