Lajme
Ekskluzive: Kryetarja e Gjykatës Speciale javën e ardhshme në Beograd
Demokracia
17:40 | 30 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova do të vizitojë Beogradin.

Burime të sigurta ndërkombëtare të Demokracia.com, kanë bërë të ditur se Trendafilova do të vizitojë Beogradin javën e ardhshme.

Gjatë qëndrimit atje do të ketë takime me përfaqësues të Serbisë.

Siç ka mësuar Demokracia.com gjatë qëndrimit atje, ajo do të takohet po ashtu edhe me korin diplomatik ndërkombëtar.

Kujtojmë se Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon më 7 dhe 8 shtator do të qëndrojnë në Prishtinë dhe veri të Mitrovicës, ku do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).

Sipas një njoftimi, më 7 shtator do të jenë në njërin ndër hotelet në Prishtinë. Kurse, të nesërmen në veri të Mitrovicës.

“Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale Covid-19, kryetarja dhe administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Kosovë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”, thuhet në njoftim.

Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të kryetares dhe të administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme