Lajme
Mbi 60 për qind e popullsisë gjermane janë imunizuar plotësisht kundër virusit
Demokracia
16:41 | 30 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Mbi 60 për qind e popullsisë së përgjithshme gjermane apo më shumë se 50 milionë gjermanë e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur Qeveria federale e Gjermanisë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, në të cilin thuhet se mbi 60 për qind e popullsisë së përgjithshme janë imunizuar plotësisht kundër COVID-19, përcjell Demokracia.com.

“Një tjetër arritje në fushatën e vaksinimit: Mbi 60 për qind e popullsisë së përgjithshme ose 50,147,803 njerëz janë vaksinuar plotësisht: Imunizimi nuk është vetëm një mbrojtje për ta, por edhe për të tjerët që nuk mund të vaksinohen si fëmijët e vegjël ose të sëmurët. Apeli ynë: vaksinoheni!”, thuhet në postim.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë gjermane, Jens Spahn ka thënë se kuota e vaksinimit ndryshon sipas landeve. Në Bremen për shembull janë vaksinuar më shumë se 74% e qytetarëve. Kurse në Saksoni kjo kuotë është më e ulët, rreth 54% e qytetarëve janë vaksinuar në këtë land njëherë, 51,4% dy herë.

“Çdo vaksinë na ndihmon që ta kalojmë së bashku me shëndet të mirë vjeshtën dhe dimrin”, shkroi ministri gjerman i Shëndetësisë./Demokracia.com/

Të ngjashme