Shqipëria ka pranuar 30 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” dhuratë nga Letonia.
Kështu ka bërë të ditur delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri nëpërmjet një njoftimi në të cilin thuhet se BE do të vazhdojë ta ndihmojë Shqipërinë të mposhtë pandeminë, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
#TeamEurope në veprim! #Shqipëria ?? mori sot 30 mijë doza AstraZeneca të vaksinës ? anti-Covid19 – dhuratë nga Qeveria e Letonisë ?? me transport të mundësuar nga #BE ??. Vaksinimi është çelësi për të mbrojtur popullatën dhe për të ndaluar përhapjen e virusit. BE do të vazhdojë ta ndihmojë Shqipërinë të mposhtë pandeminë. /Demokracia.com/
https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/posts/4204207479649023