Roma vazhdon ecurinë pozitive nën drejtimin e Jose Mourinhos, teksa mbrëmjen e djeshme verdhekuqtë arritën një fitore të shkëlqyer 0:4 përballë Salernitanës duke arritur kuotën e 6 pikëve në 2 ndeshje.
Loja e kryeqytetasve ka ndryshuar ndjeshëm nën urdhrat e Mourinhos dhe kjo duket qartë. Por tekniku portugez si gjithmonë është në qendër të mediave për bëmat e tij që e bëjnë protagonist çdo javë.
Kësaj radhe Mourinho ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në “Instagram” ku shikohet teksa konsumon picë dhe shkruan frazën “Nuk ka gjë më të mirë se një pica speciale pas një fitoreje të bukur”.
Në fytyrën e Mourinhos ka gëzim pasi ecuria e mirë e Romës ka nxjerrë në pah punën e tij në një kampionat jo fort të lehtë si Seria A. /Demokracia.com
View this post on Instagram