Sport
Mbrëmë u përballë me Messin, sot futbollisti kosovar fluturon për Prishtinë
Demokracia
13:13 | 30 Gusht 2021

Share:

Valon Berisha tashmë ka marrë rrugë nga Franca për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit, shkruan Demokracia. com.

Berisha që po tregon formë të mirë tek skuadra franceze Reims mbrëmë luajti 45 minuta kundër PSG-së (0:2) ndeshje kjo që shënoi edhe debutimin e Lionel Messit në fanellën paresiene.

Berisha sot në orët e pasdites ka fluruar për Prishtinë ku në mbrëmje do të dalë në stërvitjen e parë që Kosova e zhvillon nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Berisha pritet të jetë futbollisti kyç në mesfushën e Kosovës në këto tri ndeshje mjaft të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ku ndeshemi me Gjeorgjinë, Greqinë dhe Spanjën. /Demokracia.com

Të ngjashme