Cristiano Ronaldo ka kryer sot testet mjekësore në Lisbonë. Tani më gjithçka është e kryer dhe vetëm po pritet udhëtimi i tij për në Angli.
Marrëveshja vlen deri në qershor të vitit 2024. Menaxhmenti i tij po kryen procedurat e vizës dhe shpejt pritet nisja për në Manchester.
Të gjithë po punojnë që CR7 të ketë shansin për debutim në ndeshjen e radhës që Manchester United e zhvillon ndaj Newcastle United. /Demokracia.com