Lajme
Radhë të gjata te qendra e vaksinimit në Pejë
Demokracia
11:20 | 30 Gusht 2021

Share:

Radhë të gjata janë shkaktuar tek qendra e vaksinimit kundër COVID-19 në komunën e Pejës.

Qytetarët kanë publikuar fotografi në rrjetet sociale, ku shihen radhë të gjata të qytetarëve, të cilët janë duke pritur për tu vaksinuar në këtë qendër.

Ata janë parë shumë pranë njëri-tjetrit, ku nuk respektohet distanca sociale.

Ndryshe në 24 orët e fundit kanë vdekur 36 persona nga COVID-19, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 1630 qytetar. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme