Prokurorët gjermanë kanë akuzuar një 100-vjeçar gjerman si ndihmës i 3 mijë e 518 vrasjeve të kryera, ndërsa ai dyshohet se ishte një roje në kampin e përqendrimit, “Sachsenhausen”, gjatë gjysmës së dytë të Luftës së Dytë Botërore.
Sipas televizionit publik, NDR, i dyshuari, i cili sot jeton në shtetin verilindor të Brandenburgut, akuzohet se ka dhënë një kontribut “material dhe të qëllimshëm” në vrasjet në kamp, ku 100 mijë persona vdiqën, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.
Në vitet e fundit, prokurorët kanë ngritur akuza kundër disa ish-mbikëqyrësve të vjetër të kampit të përqendrimit, duke shfrytëzuar mundësinë e fundit për të siguruar drejtësinë për miliona që u zhdukën në kampet e shumta të Gjermanisë Naziste, përfshirë hebrenjtë, ciganët, homoseksualët dhe të burgosurit politikë.
Vitin e kaluar, 93-vjeçari Bruno D. u dënua për 5 mijë e 230 akuza se ishte një ndihmës i vrasjes, ndërsa prokurorët javën e kaluar akuzuan 95-vjeçarin Irmgard F., sekretar i kampit në Stutthof, si ndihmës i 10 mijë vrasjeve.
NDR raportoi se ky person pretendohet të ketë punuar në Sachsenhausen midis vitit 1942 dhe 1945./Demokracia.com