Kosova shënoi rekord të viktimave të dielën e 29 gushtit. 36 pacientë humben jetën si pasojë e COVID-19 brenda 24 orëve.
Ndërsa, vetëm brenda kësaj jave janë shënuar plot 132 raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë, pra nga e hëna e 23 gushtit deri të dielën e 29 gushtit.
Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në 26 mijë e 575 raste.
Ndërkaq që nga fillimi i pandemisë numri i rasteve pozitive është 142 mijë e 671 raste, prej tyre 2 mijë e 457 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë shëruar 113 mijë e 639 pacientë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808 mijë e 78 doza të vaksinës. Deri më sot 269 mijë e 312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Demokracia.com/