Sport
Barcelona vuan por në fund feston përballë Getafes
Demokracia
19:25 | 29 Gusht 2021

Share:

Barcelona ka marrë një fitore të vuajtur 2:1 përballë Getafes në javën e dytë të kampionatit spanjoll.

Katalanasit e nisën vrullshëm ndeshjen duke shënuar vetëm pas 2 minutash lojë me anë të Sergi Robertos pas një aksioni mjaft të bukur nga krahu i majtë.

Por Getafe reagoi shpejtë, dhe në minutën e 19-të të takimit Ramirez vendosi baraspeshën pasi finalizoi një aksion fantastik të miqve.

Megjithatë, Barcelona nuk u dorëzua dhe në minutën e 30-të gjeti golin e dytë dhe të avantazhit me anë të Depay. Kaq mjaftoi për blaugranasit pasi pjesa e dytë ishte pa shumë histori, me përjashtim të një goli të anuluar në dëm të Barçës në minutën e 83-të ku Arajuo ishte pozicion jashtë lojë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme