Mjekët në New York kanë kryer transplantin e parë në botë, të suksesshëm të fytyrës dhe të duarve.
Joe DiMeo, 22 vjeç, iu nënshtrua një operacioni 23-orësh, i cili u krye nga një ekip prej më shumë se 140 punonjësish të kujdesit shëndetësor në gushtin e vitit të kaluar, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.
Një përplasje makine në vitin 2018 e la DiMeo me djegie të shkallës së tretë në mbi 80 për qind të trupit të tij. Atij i ishin amputuar majat e gishtave, por kishte humbur buzët dhe kapakët e syve.
DiMeo tha se operacioni i kishte dhënë atij një “shans të dytë në jetë”.
Ai ishte duke shkuar në shtëpi nga një ndërrim nate kur e zuri gjumi në timon. Makina e tij u përplas, duke shpërthyer në flakë.
Ai kaloi katër muaj në një njësi djegiesh të spitalit, duke përfshirë edhe kohën në gjendje kome të induktuar. DiMeo atëherë kishte më shumë se 20 operacione, por kishte kufizime te përdorimi i kufizuar i duarve dhe i fytyrës së tij.
Në vitin 2019, ai u referua në një qendër mjekësore akademike në New York, NYU Langone, ku ai iu nënshtrua një operacioni transplantimi gushtin e vitit të kaluar.
Eduardo Rodriguez, drejtor i Programit të Transplantit të Fytyrës, tha: “Ne donim t’i jepnim atij jo vetëm një operacion që e bëri atë të duket më mirë, por në fund të fundit duhej të punonte në mënyrë ideale, veçanërisht me duar”.
DiMeo kaloi 45 ditë në kujdes intensiv pas operacionit dhe dy muaj të tjerë në spital, ku iu desh të mësonte se si të hapte qepallat dhe të përdorte duart e tij të reja./Demokracia.com