Lajme
Vetëvendosje me strategji propaganduese kundër Bedri Hamzës në Mitrovicë 
Demokracia
17:51 | 29 Gusht 2021

Share:

Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë ka një planë se si ta mposht kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Bedri Hamzën.

Në një letër që po qarkullon në rrjetet sociale, thuhet se në strategjinë e fushatës së VV-së në Mitrovicë është planifikuar ekipi, i cili do të funksionojë jashtë zyrave të VV-së në Mitrovicë, që do të merret me fushatë goditëse, siç e kanë quajtur ata.

Aty përmenden edhe thashethemet dhe gjysmë të vërtetat që do të përdorën në fushatë kundër Bedri Hamzës së PDK-së.

Madje në fushatën e tyre përmendet që do të përfshihet edhe ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ku siç thuhet Veseli do të dërgojë një letër nga Haga, gjoja që ai është i pakënaqur me kandidaturën e Hamzës. Po ashtu përmenden se do të bëhen montazh edhe fotografi të ndryshme denigruese kundër kandidatit të PDK-së.

Kjo është letra e plotë e strategjisë së VV-së në Mitrovicë. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme