Lajme
Ahmeti për 36 viktimat: Asnjë nga viktimat nuk ka qenë plotësisht i vaksinuar
Demokracia
16:00 | 29 Gusht 2021

Share:

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti duke komentuar vdekjen e 36 personave nga COVID-19, ka thënë se vaksinimi është dobësia jonë.

Ai ka këkruar masa të rrepta afatshkurta për ta ngadalësuar infektimin dhe vaksinim masiv për ta shpejtuar mbrojtjen.

Postimi i plotë:

36 – tridhjetë e gjashtë. Gishtat drejtoni më vonë. Vaksinimi është dobësia jonë. Dallimi në mes të Kosovës dhe shteteve tjera me numër të ngjashëm infektimesh është përqindja e vaksinimit.

Asnjë nga viktimat nuk ka qenë plotësisht i/e vaksinuar. Por edhe më tutje nuk kemi mjaftueshëm vaksina, dhe nuk kemi mjaftueshëm vullnet për tu vaksinuar. Lene dialogun, vizita gjithandej nëpër miq që na japin vaksina – Turqi e Izrael e cilido shtet që na ndihmon.

Masa të rrepta afatshkurte për ta ngadalësuar infektimin e vaksinim masiv për ta shpejtuar mbrojtjen. Rrugë tjetër nuk ka.
Hesape qerojmë më vone! /Demokracia.com/ 

Të ngjashme