Lajme
Gjendje e jashtëzakonshme: 36 viktima nga COVID-19
Demokracia
14:52 | 29 Gusht 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shënuar 36 raste të vdekjes.

Sipas MSH-së nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

29 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808.078 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 26.575. /Demokracia.com/

Të ngjashme