Humbja me Empolin ka shkaktuar furtunë në shtëpinë e Juventusit që ka arritur të sigurojë vetëm 1 pikë në dy javët e para të kampionatit.
Mbrëmë u pa një ekip pa identitet, pa qendër referimi dhe pa dëshirën për të luajtur. E gjitha kjo i është faturuar Maxi Allegrit nga i cili pritej shumë.
Por dëmtimi i Kaio Jorge, Ramseyt, dhe largimi Ronaldos kanë prerë disi krahët e teknikut italian këtë fillim sezoni. Por në rrjetet sociale po qarkullojnë disa thashetheme në lidhje me një bisedë mes Kielinit dhe Allegrit mbrëmjen e djeshme.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes mësohet që Chielni t’i jetë drejtuar Allegrit me fjalët: ‘’Kjo nuk është skuadër’’, duke treguar gjendjen jo të mirë në të cilën ndodhet Juvja momentalisht. /Demokracia.com
https://streamable.com/kqyrox