Lajme
“Djemtë rrahën nënën”, “bashkëshorti sulmon fizikisht gruan”, rastet e dhunës në familje për 24 orë
Demokracia
09:27 | 29 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka raportuar gjatë 24 orëve pesë raste të dhunës në familje, ndërsa në katër nga këto raste viktima janë gratë.

Në raportin e policisë thuhet se rastet kanë ndodhur në Prishtinë, ku burri kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij. Në Fushë Kosovë djali ka sulmuar fizikisht babain e tij. Në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar pasi që ka keqtrajtuar gruan, e cila ka pranuar tretman mjekësor dhe është strehuar në shtëpi të sigurt bashkë me fëmijën e saj të moshës 11 muajsh. Në Prizren kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje, njëri ku një i dyshuari kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Dhe tjetri dy djem kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore nënës së tyre, shkruan Demokracia.com.

Prishtinë 27.08.2021 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë, 28.08.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar. 

Gjakovë, 28.08.2021-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti e kishte keqtrajtuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është strehuar në shtëpi të sigurt bashkë me fëmijën e saj të moshës njëmbëdhjetë (11) muajsh. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. 

Prizren, 26.08.2021 – 18:00. Është arrestuar me 28.08.2021 i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që dyshohet se me datën e cekur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren, 28.08.2021-19:37. Viktima femër kosovare ka  raportuar se pas një mosmarrëveshje me dy djemtë e saj, ata e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion të policisë, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar mbahen për gjashtë (6) orë në stacion policor dhe pastaj lirohen në procedurë të rregullt. /Demokracia.com/

Të ngjashme