Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se deri më tani kundër COVID-19 janë imunizuar 794 mijë e 812 qytetarë.Ndërsa numri i rasteve aktive është 25 mijë e 797.
Sipas njoftimit të MSH-së deri më tani 267 mijë e 979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, përcjell Demokracia.com.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 967 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794 mijë e 812 doza të vaksinës. Deri më sot 267 mijë e 979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ndërsa gjatë 24 orëve nga COVID-19 janë infektuar 1 mijë e 891 qytetarë.
Siç ka njoftuar MSH nga koronaviruasi kanë vdekur 18 qytetarë.
“Nga 13 mijë e 120 testime, 1 mijë e 891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1 mijë e 483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112 mijë e 883”.
Në total numri i rasteve aktive në Kosovës është 25 mijë e 797. /Demokracia.com/