Lajme
Shi e shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për sot
Demokracia
07:44 | 29 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se do të fryjë edhe erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Rigat e shiut parashihen të vijnë gjatë orëve të vona të ditës së shtune (28.08.2021), për të vazhduar kohë pas kohe edhe ditën e diele. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. /Demokracia.com/

Të ngjashme