Befasia e madhe në javën e dytë të Serisë A italiane, ka ardhur nga Torino më konkretisht në “Allianz Stadium”, ku Empoli i Nedim Bajramit dhe Ardian Ismajlit ka mposhtur minimalisht 0-1 Juventusin, duke arritur një fitore historike.
Autori i vetëm i këtij takimi ishte Leoardo Mankosu në minutën e 21′ pas një aksioni të shpejtë dhe Mankosu përfitoi nga një rrëmujë në zonë duke u treguar i saktë dhe duke dërguar topin në rrjetë.
Kjo ishte ndeshja e parë e Juventusit pa Ronaldon në kontingjentin e saj dhe mesa duket bardhezinjtë do ta ndjejnë mungesën e tij duke e parë se vetë ylli portugez ishte “vrasësi” i ndeshjeve të lehta në letër.
Juventusi me këtë humbje renditet në vendin e 13 me 1 pikë të grumbulluar, ndërsa Empoli në vendin e 11 në kuotën e 3 pikëve. /Demokracia.com