Sport
Prishtina nuk ndalet, zyrtarizon përforcimin e ri që vjen nga Shqipëria
Demokracia
20:57 | 28 Gusht 2021

Share:

Mesfushori i shquar i Superligës shqiptare, Erando Kadrabeci ka nënshkruar me Kampionin aktual të Kosovës, Prishtinën, shkruan Demokraciacom.

Ai pas përvojës disa vjeçare në futbollin shqiptarë duke korrur suksese të jashtëzakonshme personale dhe kolektive, arrin marrëveshje për bashkëpunim me kampionin aktual të Kosovës, FC Prishtina.

“Për Karabecin klubi jonë i futbollit është i 5- ti në karrierën e tij futbollistike, ai ishte pjesë e këtyre skuadrave si vijon: karrierën e filloi tek Partizani ku ishte pjesë e tyre deri në vitin 2009, pastaj tek Tirana (2009-2013), prej ku huazohet tek Kukësi për dy muaj në vitin (2013) në garat evropiane, pastaj kthehet sërish te Tirana deri në vitin (2020) dhe krejt në fund kalon tek Teuta e Durrësit në edicionin e fundit (2020-2021), ku vlenë të theksohet që Karabeci me dy skuadrat e fundit në dy vitet e fundit arrin të shpallet Kampion i Shqipërisë në futboll”, shkruan FC Perishtina.

Karabeci ishte edhe pjesë e kombëtares Shqiptare në kategoritë U19, U21 si dhe në atë seniore.

“Po ndihem mjaft mirë , kam gjetë një ambient të ngrohtë, fal klubit, stafit dhe bashkëlojtarëve. Pritshmëritë me klubin, dihen që objektiv është vetëm titulli, pasi Prishtina është skuadër që gjithmonë lufton vetëm për këtë objektiv, kurse pritshmëritë personale janë të jap maksimumin tim në çdo ndeshje për të arritur këtë objektiv tradicional dhe të përhershëm të klubit. Për  Plisat, kam njohuri që janë tifozët më të zjarrtë në vend dhe sigurisht prezenca e tyre është një mbështetje shumë e madhe për ne, shpresoj të jenë sa më të shumtë në stadiumet e Superligës së Kosovës” ka thënë Erando Karabeci për faqen zyrtare të FC Prishtina. /Demokracia.com

Të ngjashme