Disa imazhe të Kylian Mbappes në qendrën stërvitore po bëjnë xhiron e botës. Ylli francez shikohet me valixhe në duar duke u larguar nga qendra stërvitore pas seancës së kryer në prag të sfidës me Reimsin ditën e nesërme.
Menjëherë kanë filluar aludimet në media ku shumë besojnë se transferimi i tij tek Real Madrid tanimë po merr formë.
Mbappe shikohet me kokën ulur dhe në dorë mban një çantë, teksa “Deportes Cuatro” që ka publikuar videon e Mbapes aludon se sulmuesi ka zbrazur dollapin e tij në ambientet e klubit parisien. Tani pritet vetëm të mësohet se çfarë do të ndodhë në orët në vazhdim. /Demokracia.com