Nesër do të mbajë mot i vranët dhe me riga lokale shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme priten reshje shiu për të vazhduar edhe të nesërmen.
Sipas IHK-së temperaturat minimale do të arrijnë deri në 11 gardë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 21 gradë Celsiu, përcjell Demokracia.com
‘’Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Rigat e shiut parashihen të vijnë gjatë orëve të vona të ditës së shtune (28.08.2021), për të vazhduar kohë pas kohe edhe ditën e diele. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius’’,thuhet në njoftimin e IHK-së.
Gjithashtu sipas këtij njoftimi do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s./Demokracia.com/