Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kohë më parë kishte reaguar ndaj përvetësimit të motos së fushatës të zgjedhjeve të kaluara të PDK-së, duke e quajtur keqpërdorim.
Kjo është konfirmuar dhe subjekti që e ka kopjuar, është detyruar ta ndryshojë.
Kopjuesit dhe keqbërësit me tendenca të fshehjes nën motot, meritat dhe kontributin e të tjerëve, janë të dështuar ende pa filluar gara politike, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij:
Ajo që kam identifikuar si kopjim dhe keqpërdorim i mesazheve politike fitimtare në Drenas, nuk mund të përsëriten nga askush, po del të jetë e drejtë.
Kopjuesit dhe keqbërësit me tendenca të fshehjes nën motot, meritat dhe kontributin e të tjerëve, janë të dështuar ende pa filluar gara politike.
Dekada e re ka filluar në këtë mandat dhe vijon në mandatin tjetër për qytetarët, me transparencë e llogaridhënie, zbatim të ligjit e qeverisje shembullore në komunen tonë, e konfirmuar si më e mira në nivel nacional.
Qytetarët janë ata që i japin jetë e zhvillim komunës së Drenasit, me votë, andaj, 17 Tetori po vjen!