COVID-19 po vazhdonë të marrë numër të madh jetë njerëzish.
Së fundi nga ky virus ka ndërruar jetë edhe i riu, 31 vjeçar, përcjell Demokracia.com
Lajmin e ka bërë të ditur, mikja e tij përmes një postimi në ‘Facebook’ ku ka kërkuar që pas kësaj situate të rëndë pandemike të vaksinohemi kundër COVID-19.
Postimi i plotë:
Edmondin e kom pas goxha shok edhe njekohesisht koleg ne fakultet (Shtul).
Edmondi sot ka nderru jete ne moshen 31 vjeqare dhe humbi betejen me Covid.
O ju njerez merreni vakcinen e mos boni llaf se Covid-i spo njeh moshe e nuk o hajgare kjo pune.
Inshallah Allahu ka me te shperbly me Xhehnnet shoku jem