Lajme
Falsifikonte teste për COVID-19, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Demokracia
09:14 | 28 Gusht 2021

Share:

Është arrestuar një person për falsifikim të testeve për COVID-19.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë hetimeve të vazhdueshme kanë arritur të arrestonin personin e  dyshuar për falsifikm të testeve të COVID-19 në Prishtinë.

‘’Me datën 27.08.2021 në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta njësiti policor ka arrestuar edhe një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka bërë falsifikim të testeve Covid-19’’, thuhet në raportin 24 orësh.

Sipas PK-së me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025