Sot dhe nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën dhe dielën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
‘’Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius’’, thuhet në njoftimin e IHK-së.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./Demokracia.com/