Borussia Dortmund ka shënuar një fitore me shumë vuajtje ndaj Hoffenheimit në Bundesliga.
Dortmundi triumfoi me rezultat 3:2 në një sfidë që prodhoi shumë emocione.
Reyne e kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 49-të, pas asistimit të Jude Bellingham.
Në minutën e 61-të u barazuan shifrat ku Baumgartner realizoi, por nuk vonoi shumë dhe Bellingham pas tetë minutave e riktheu epërsinë e vendasve.
Dabbut barazoi rezultatin për të dytën herë në minutën e 90-të, por Haaland një minutë më vonë arriti të realizonte dhe t’i ndalte pikët e plota në “Signal Iduna Park”. /Demokracia.com
ERLING HAALAND WITH AN INJURY TIME WINNER FOR DORTMUND! 💛 pic.twitter.com/S1t2GZNRTv
— ESPN FC (@ESPNFC) August 27, 2021