Lajme
Haradinaj e inkurajon Pacollin të ndjekë rrugët juridike pasi nuk u certifikua për zgjedhje
Demokracia
18:17 | 27 Gusht 2021

Share:

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, nuk është certifikuar nga KQZ-ja.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj, i cili përmes një shkrimi në ‘Facebook’ tha se këtë lajm e ka pranuar me keqardhje dhe e inkurajoi Pacollin që të ndjekë të gjitha mjetet juridike për të mbrojtur të drejtën e vet.

“Lajmin për ndalesën e kandidimit të Selim Pacollit për Prishtinën e kam pranuar me keqardhje. Z. Pacolli, si nënkryetar i Komunës dhe si kundërkandidat është vlerë e shtuar e garës që i ndihmon debatit dhe garës demokratike. E inkurajoj Z. Pacollin që t’i ndjekë të gjitha mjetet juridike për të mbrojtur të drejtën e vet dhe të respektojë vendimet e gjyqësorit. Sido që të jetë verdikti, pa paragjykuar, roli i Z. Pacollit për Prishtinën në këtë garë ka qenë dhe është pozitiv dhe civil”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025