Një aksident trafiku ka ndodhur rreth dy orë më parë në Veternik të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Demokracia.com ka konfirmuar rastin, ku nga aksidenti ka njoftuar se janë lënduar tre persona, përcjell Demokracia.com
‘’Sot rreth orës 14:30 në Veternik, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor’’, konfirmoi Ahmeti.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Demokracia.com/