Shumë njerëz preferojnë të aktivizojnë “Dark Mode” jo vetëm për të mbrojtur shikimin gjatë natës por edhe për të kursyer bateri.
Por, ka edhe nga ata persona të cilët mendojnë se “Dark Mode” nuk e kursen baterinë dhe është vetëm një mit.
Për këtë arsye një universitet ka kryer një studim me të gjithë smartphone-at që e kanë këtë opsion, dhe kanë arritur në disa përfundime.
Në momentin që ndriçimi vendoset në 20-30% mund të kursejë deri në 9% të baterisë, ndërsa sa më i lartë të jetë ulja e ndriçimit do të kursejë më shumë bateri.
Ata gjithashtu morën dy smartphone-a dhe ndriçimin e njërit e vendosën në 20% light mode, ndërsa ndriçimin e tjetrit në 50% në Dark Mode.
Të dy telefonat shpenzuan po të njëjtin nivel baterie, që do të thotë se Dark Mode realisht kursen baterinë. /Demokracia.com/