Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në fillim të shtatorit
Demokracia
12:13 | 27 Gusht 2021

Share:

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në fillim të shtatorit.

Lajçak përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se ka biseduar me zëvendëskryministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe Drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç për përgatitjet e takimit të radhës në nivel kryenegociatorësh, përcjell Demokracia.com.

“Sot, kam pasur diskutime thelbësore të veçanta me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me Drejtorin e zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, në lidhje me përgatitjet për takimin e ardhshëm të dialogut në nivel kryenegociatorësh në fillim të shtatorit”, shkruan Lajçak.

Takimi i fundit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq është mbajtur në korrik.

I njëjti nuk përfundoi me rezultate të mira dhe pati mosmarrëveshje të shumta mes palëve./Demokracia.com/

Të ngjashme