Lajme
Shpërthimet pranë aeroportit të Kabulit, afganët dynden të frikësuar drejt kufijve
Demokracia
23:22 | 26 Gusht 2021
Ilustrim

Share:

Me mijëra afganë janë drejtuar të frikësuar në kufijtë e vendit në përpjekje për t’u arratisur pas shpërthimeve të njëpasnjëshme në aeroportin e Kabulit. Megjithatë, përpjekjet e tyre për t’u larguar po pengohen nga talebanët të cilët kanë ngritur pika të shumta kontrolli.

Edhe ata që arrijnë të kalojnë kufijtë e vendit janë zhgënjyer pasi vendet fqinje po i kthejnë andej nga kanë ardhur. Dëshpërimi i tyre për t’u arratisur është rritur pas sulmeve me bombë të bëra nga ISIS pranë aeroportit të Kabulit.

Të paktën 60 vetë raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e shpërthimeve e qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur por shifrat besohet të jenë shumë më të larta. Një numër i madh afganësh ishin nisur drejt kufijve para se të ndodhnin sulmet pas një udhëzimi nga Britania e Madhe pasi shumë shtete i kanë mbyllur tashmë evakuimet nga ajri.

Të ngjashme