Lajme
Reagojnë Gastronomët pas raportimeve për mbyllje: Nuk pranojmë asnjë masë pa u takuar me Hekuran Muratin
Demokracia
22:07 | 26 Gusht 2021
Ilustrim

Share:

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka reaguar pas lajmeve se vendi pritet të mbyllet për shkak të përkeqësimit të gjendjes nga COVID-19.

Kllokoqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se gastronomët nuk do ta pranojnë asnjë masë, pa u takuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati për të diskutuar lidhur me mbështetjen financiare të gastronomisë, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Miq e mikesha, të dashur gastronomë.

Situata është rënduar me Covid, ne nuk ngutemi si odat tjera me dhanë lajme, na shikojm zgjidhje për situatën.

Situata është rënduar,  personalisht dje e kryva virusin e në shpi kom të infektum.

Spitalet kanë kollapsu, e duhet bashkarisht të dalim nga kjo situatë që po përkeqësohet përditë.

Nuk osht zgjidhje me i mbyll bizneset , zgjidhje osht me dal me plan financiar si mujna mi kompenzu kto dame ekonomike që do të shkaktohen!

Shoqata e Gastronomëve asni masë nuk e pranon pa e takuar Hekuran Muratin për të diskutu mbështetjen financiare të gastronomisë!

Shoqata e gastronomve ka inkuraju vaksinimin, ka bërë fushatë të vaksinimit dhe ka bërë obligim për anëtaret e saj që të vaksinohen të gjithë!

Andaj, e lusim Qeverinë që të funksinojë si trung e jo si degë. Jemi të kuptueshëm ndaj situatës, mirëpo duhet kompenzim!

Ma mirë të na mbyllni komplet e të na subvenciononi, se sa të na leni me punu në shi e të ftoftë, e pa mbështetje financiare!

Terminet për vaksinim po vonohen, ma mirë me hap qendra vaksinimi se sa ashpërsim të masave!

Një Gjilponë në krahun tonë, një jetë e shpëtume!

VAKSINOHU! VAKSINOHU! VAKSINOHU!!!/Demokracia.com/

Të ngjashme