Lajme
Personi më i vjetër i Europës i mbijeton COVID-19, pak para 117 vjetorit të lindjes
Demokracia
07:54 | 10 Shkurt 2021

Share:

Një murgeshë franceze, e cila është personi më i vjetër në Europë i ka mbijetuar Covid-19, vetëm disa ditë para 117 vjetorit të lindjes. 

Lucile Randon, e cila mori emrin e Motrës Andre 1944, doli pozitiv për koronavirus 16 Janar por nuk pati asnjë simptomë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.

Ajo i tha medias lokale se “as nuk e kuptoi e kishte”. 

Ajo u izolua veçmas nga banorët e tjerë në shtëpinë e saj të pensionit në Toulon, në jug të Francës, por tani konsiderohet e rikuperuar plotësisht. 

Motra Andre, e cila është e verbër dhe përdor një karrocë, tani është duke pritur festojë ditëlindjen e saj enjtenedhe pse ajo do festojë me një grup vogël banorëve se zakonisht. 

“Ajo ka qenë shumë me fat,” tha David Tavella, zëdhënësi i shtëpisë së pensioneve të Sainte Catherine Labouré. 

Të ngjashme