Lajme
Moti për dy ditët e ardhshme
Demokracia
07:05 | 10 Shkurt 2021

Share:

instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dy ditët e ardhshme do mbajë mot me diell dhe vranësira, si dhe enjten pritet ketë edhe reshje shiu, përcjell Demokracia.com. 

Sipas Institutit në viset malore pritet të ketë edhe reshje bore, nga kushtet që do të krijohen nga masat e ajrit. 

Njoftimi i plotë i IHMK-së: 

Moti për dy ditë 10-11.02.2021 

Të mërkurën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 12m/s. 

Të enjten parashihet që vendi ynë të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit duke krijuar kushte për vranësira të dendura të cilat do ti takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të krijoj kushte që të kemi reshje shiu, kurse në viset e larta reshje bore. Reshjet do të përfshijnë gjithë territorin duke rrezikuar disa zona të Dukagjinit nga vërshimet. Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-10m/s./Demokracia

 

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025