Sport
Zyrtare: Basketbollisti amerikan përforcon Bashkimin
Demokracia
14:03 | 26 Gusht 2021

Share:

Basketbollisti amerikan, Richaud Gittens është përforcimi më i ri i KB Bashkimit.

“Arpagjiktë” njoftuan se kanë arritur marrëveshje me amerikanin për edicionin e ri, shkruan Demokracia.com.

Gittens (193 cm), luan në pozitën tre dhe sezonin e shkuar ka bërë karrierë në Portugali, te skuadra Barrieirense.

Ai te ekipi portugez ka luajtur me një mesatare prej 14.7 pikëve për ndeshje.

Gittens është amerikani i dytë te Bashkimi pas Julien Leëisit, i cili u zyrtarizua të martën. /Demokracia.com

Të ngjashme