Romelu Lukaku është rikthyer në “Stamford Bridge” para pak kohësh pas transferimit nga Interi.
Reprezentuesi belg qysh në ndeshjen e parë zyrtare realizoi me “Blutë” e Londrës edhe atë në derbin londinez kundër Arsenalit, shkruan Demokracia.com.
Lukaku me gola të bukur ka vazhduar edhe në seancat stërvitore duke e realizuar një të tillë të mënyrë mahnitëse.
27-vjeçarit iu desh vetëm pak hapësirë për ta goditur fuqishëm topin që shkoi në shtyllë e më pas përfundoi në rrjetë.
Lukaku iu rikthye bashkëlojtarëve me një buzëqeshje derisa me shaka u tha: “O zot! Unë do t’ju mësoj të gjithëve si të shënoni, të gjithë. Një nga një”.
Më poshtë mund ta shikoni “predhën” e Lukakut. /Demokracia.com
“I’ll teach you all how to score, one by one.” ? pic.twitter.com/PUnA5cNnWo
— LDN (@LDNFootbalI) August 25, 2021