Ditën e sotme në Stamboll të Turqisë do të bëhet hedhja e shortit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Me tri përballjet e mbrëmjes së kaluar, janë mësuar 32 skuadrat më të mira që do marrin pjesë në ligën më prestigjioze të futbollit evropian, shkruan Demokracia.com.
Tashmë janë përcaktuar edhe vazot ku gjinden skuadrat evropiane.
Chelsea triumfoi edicionin e kaluar në Ligën e Kampionëve, ndërsa edhe këtë vit pritet të ketë rivalitet të fortë ndërmjet gjigantëve të futbollit evropian për trofeun e çmuar.
Në këtë ceremoni do të shpallen edhe portieri, mbrojtësi, mesfushori dhe sulmuesi më i mirë i sezonit të kaluar.
Edicioni i ri në Ligën e Kampionëve starton më 14 shtator me takimet e xhiros së parë.
VAZOT E PLOTA:
Vazo 1: Chelsea, Bayern Munich, Manchester City, Atletico Madrid, Villarreal, Inter, Sporting Lisbon, Lille
Vazo 2: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United, PSG, Liverpool, Sevilla, Borussia Dortmund
Vazo 3: Porto, Ajax, RB Leipzig, Atalanta, Zenit Saint Petersburg, Benfica, Shakhtar Donetsk, Salzburg
Vazo 4: AC Milan, Club Brugge, Wolfsburg, Young Boys, Malmo, Dynamo Kyiv, Sheriff Tiraspol. /Demokracia.com