Sport
Bayern Munich nuk e bën “hesap” klubin gjerman, e “demolon” me 12 gola epërsi
Demokracia
22:35 | 25 Gusht 2021

Share:

Bayern Munich e ka shfrytëzuar tërë arsenalin e tyre kundër skuadrës së kategorisë së pestë në futbollin gjerman, Bremerit.

Kampioni në fuqi gjerman shënoi fitore të thellë sonte ndaj tyre në kuadër të raundit të parë në Kupën e Gjermanisë.

Ndeshja e zhvilluar në “Stadion am Panzenberg” përfundoi me rezultatin 0-12.

Maxim Choupo-Moting ishte futbollisti më në disponim sonte, pasi shënoi katër gola, teksa Jamal Musial shënoi dy të tjera.

Nga një gol shënuan Malik Tillman, Lorey Sane, Mickael Cuisance, Corentin Tolisso dhe një autogol nga Jan-Luca Warm.

Me këtë fitore, Bayern Munichi ka siguruar kalimin për në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë. /Demokracia.com

Të ngjashme