Xherdan Shaqiri është prezantuar si futbollist i ri i Olimpique Lyonit.
Shaqiri u zyrtarizua te francezët ditë më parë, ndërsa sonte është prezantuar në një konferencë për media, shkruan Demokracia.com.
Mesfushori shqiptar u shpreh i lumtur me kalimin në Francë, derisa ka shtuar se Lyoni është klub që dëshiron trofe.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, projekti i klubit është fantastik, me shumë potencial. Më pëlqen shumë trajneri i ri Peter Bosz, ekipi ka shumë potencial, është skuadër që dëshiron të fitojë tituj”, tha fillimisht ai.
“Unë jam gati të ndihmoj klubin. Unë jam duke shikuar përpara që të ndihmoj futbollistët e rinj, jam i bindur që mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku”, shtoi ai.
“Unë mund të luajë në disa pozicione. Është trajneri ai që do të vendos për pozitën time, unë do të jap më të mirën time në çdo ndeshje”, përfundoi Xherdan Shaqiri. /Demokracia.com