Sport
Futbollisti shqiptar këput ligamentin e gjurit, mungon me muaj
Demokracia
19:45 | 25 Gusht 2021

Share:

Sulmuesi shqiptar, Kristal Abazaj ka këputur ligamentet e gjurit dhe kësisoj do të mbetet jashtë fushave për disa muaj.

Lojtari i Istanbulsporit e ka konfirmuar vetë lajmin për lëndimin e tij, shkruan Demokracia.com.

“Ditën e djeshme në stërvitje, pësova dëmtimin më të rëndë në karrierën time si futbollist. Pas disa vizitave doli përgjigja, që kam këputur ligamentin në gjurin e djathtë. Ky dëmtim do të më marrë kohën, por jo dëshirën, forcën e vullnetin për t’u rikthyer në fushë më i fortë se më parë”, shkroi sulmuesi në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

 

Abazaj pritet të mungojë për pesë ose gjashtë muaj, ndërkohë që ishte titullar në dy përballjet e para në kampionatin turk.

27-vjeçari është pjesë e skuadrës turke nga vera e vitit të kaluar kur u transferua nga Anderlechti.

Abazaj karrierë në Shqipëri kishte bërë te Kukësi, Skënderbeu, Luftëtari, Elbasani e Partizani. /Demokracia.com

Të ngjashme